“Paketa e Maleve”, ministri Demo: Shkon në 40 numri i bashkive me zona prioritare


"Paketa e Maleve", ministri Demo: Shkon në 40 numri i bashkive me

ervin demo

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka bërë të ditur se katër bashki të tjera kanë miratuar zonat prioritare në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke e çuar në 40 numrin total të bashkive të përfshira në këtë proces.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Demo u shpreh se paketa po shënon interes në rritje si nga aplikantët në territor, ashtu edhe nga qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që kanë lidhje me zona të caktuara në Shqipëri.

“Janë katër bashki të tjera, që kanë miratuar zonat prioritare. Tashmë shkon në 40 numri i bashkive me zona prioritare. Paketa e Maleve vazhdon që të ketë interes të shtuar sa i përket aplikantëve në të gjithë territorin. Një pjesë e mirë e bashkive do të vazhdojë me miratimet në Këshillat Bashkiakë. Ky proces do të vazhdojë. Vetë bashkitë tashmë janë duke konstatuar një interes të shtuar për banorët e zonave përkatëse, por edhe nga shqiptarët që kanë lidhje me zona të caktuara në vend, por jetojnë jashtë shtetit”, u shpreh Demo.

Demo foli gjithashtu edhe për reformën territoriale, ku deklaroi se bashkitë duhet të ofrojnë shërbime më të mira në territor. Demo deklaroi se dyhet të dëgjohen sa më shumë palë, pasi sipas tij, bashkitë, qarqet, por dhe qytetarët duhet të japin qëndrimet e tyre për reformën.

“Unë mendoj se mendimet e të gjithë aktorëve, por jo vetëm, qarqet, qytetarët, të jenë të përfshirë, të japin qëndrimet e tyre për reformën. Ka shumë për të diskutuar. Pikërisht, reforma territoriale është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me bashkitë. Qeveria qendrore nuk do bjerë gjithmonë dakord me bashkitë. Nëse marrim reformat me radhë, ka qëndrime të ndryshime. Bashkitë, me kompetencat që delegojnë nga ligji, të jenë më të forta dhe të ofrojnë shërbime më të mira në territor. Unë besoj se do degjojmë edhe shumë kryetarë të tjerë, që mund të kenë qëndrime të ndryshme, sa i takon reformës së fundit”, theksoi ministri. 

Poll



Source link

Scroll to Top