Dy fitore në dy ndeshje si trajner në Itali pas largimit nga Superiorja, ish-mesfushori i Kombëtares e nis me këmbë të mbarë

Dy fitore në dy ndeshje si trajner në Itali pas largimit nga Superiorja, ish-mesfushori i Kombëtares e nis me këmbë të mbarë

Oct 19, 2025 | 21:27






























Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij në radhët e AC Leon në Serinë D italiane, ku vetëm pak ditë më arë ai u emërua trajner te skuadra e cila ishte në krizë rezultatesh.

ledian memushaj

Që me zbarkimin e Memushajt te ky klub, situata ka ndryshuar plotësisht, pasi Leon ka fituar dy ndeshje radhazi, të dyja me shifrat 2-0. E para ishte ndaj Sondrio në mesjavë, ndërsa e dyta ishte ndaj Real Kalepina këtë të diel.

Kësisoj, Leon kaloi nga një skuadër që po vuante në zonat e ulëta të klasifikimit të Grupit B në Serinë D, në një skuadër që iu afrua menjëherë grupit të kreut, duke u vënë në ndjekje të Kievos kryesues.

Për Memushajn kjo është aventura e parë në drejtimin e një skuadre që kur u largua nga radhët e Dinamos, ku për disa muaj ishte asistent i Luixhi Di Biaxhos në pankinën e skuadrës kryeqytetase.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top