Integrimi në BE, Gonzato: Shqipëria duhet të ketë kontrolle të rrepta për cilësinë e qumështit dhe mishit


Integrimi në BE, Gonzato: Shqipëria duhet të ketë kontrolle

Silvio Gonzato

TIRANË-Ambasadori i Bahkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka marrë pjesë së bashku me kryeministrin Edi Rama, në një takim me operatorë të biznesit ushqimor. Gonzato gjatë fjalës së tij theksoi se siguria ushqimore është një nga pikat thelbësor në procesin e integrimit në BE që duhet të përmbushë Shqipëria.

Ambasadori kërkoi më shumë kontrolle, sidomos në sektorë si mishi dhe qumështi. Gonzato gjithashtu deklaroi se në vendin tonë do të ketë laboratorë, që do të jenë tepër të saktë dhe do të mund të dallohen qartësisht produktet që janë me standardin e duhur për konsum.

Silvio Gonzato: Siguria ushqimore një e mirë publike themelore që u takon të gjithë qyyetarëve dhe mbron ato. Siguron që bizneset të konkurrojnë në kushte të barabarta. Është një nga fushat më komplekse të reformës për integrimin në BE.
Ecuria në proces nuk matet më vetëm me qëllime dhe legjilsacion, por me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me BE dhe inspektime efektive, në bazë të një vlerësimi rreziku. Në qendër të transformimit është kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhej me standardet e BE. Kjo bën të mundur që autoritetet të dallojnë operatorët që përmbushin standardet dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore. Kjo është e rëndësishme në sektorë si mishi dhe qumështi. Cilësi e ulët e qumështit të papërpunuar. Kontrollet e cilësisë janë parakusht për të qenë konkurrente në tregjet e BE. Trajtimi i qumështit nuk është opsional po hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga ato piketa përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria.

Poll



Source link

Scroll to Top