‘Regullorja e re dhe Komisiont’! Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin, del VENDIMI, i hapet rrugë ndryshimeve


'Regullorja e re dhe Komisiont'! Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin,

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e muajit shkurt, ku u rrëzua Kuvendi lidhur me ngritjen e komisioneve të përhershme parlamentare, nga 8 në 11. Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash nga parlamenti. Sipas tyre, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme. 

Gjykata vendosi që këto vendime janë të paligjshme pasi mbledhja e parlamentit duhet të njoftohet 48 orë para dhe rregullorja nuk mund të votohej para se të kalonte një jave, pasi keshtu e parashikon kushtetuta. Sipas gjykatës kjo procedurë e ndjekur në thelb ka cënuar demokracinë pasi nuk u ka lënë kohë deputetëve të lexojnë draftin apo të bëjnë propozime.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top