Delegacioni i partisë së Melonit, viziton kampin e Gjadrit: Funksional, ka strehuar 536 emigrantë


Delegacioni i partisë së Melonit, viziton kampin e Gjadrit:

delegacioni në Gjadër

SHËNGJIN-Një delegacion i partisë Fratelli d’Italia, e cila është edhe forca politike e kryeministres italiane Giorgia Melonit ka vizituar kapin e emigratëve në Gjadër. Vizita është kryer me qëllim mbikëqyrjen dhe verifikimin e funksionimit të kampit. 

Delegacioni përbëhet nga krerët e grupeve të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan; nënkryetarët e grupeve përkatëse parlamentare, Augusta Montaruli, Raffaele Speranzon dhe Salvatore Sallemi; kreu i Organizatës, Giovanni Donzelli; deputetet Sara Kelany, kryetare e imigracionit, dhe Francesco Filini, kryetar i programit dhe senatori Marco Lisei, kreu i grupit në Komitetin e Çështjeve Kushtetuese.

Mediat italiane raportojnë se gjatë vizitës doli në pah se qendra ka strehuar 536 individë të konsideruar të rrezikshëm për shoqërinë. Sipas zyrtarëve qendra e emigrantëve në Gjader është aktualisht e plotë dhe funksionale. Delegacioni konfirmoi se qendra po përgatitet për zbatimin e procedurabe të përshpejtuara kufitare, në pritje të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re për migracionin dhe azilin./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top