“Liroi nga qelia Mario Çelën”, Balla padit në GJKKO për shpifje, Sali Berishën


“Liroi nga qelia Mario Çelën”, Balla padit në GJKKO

Taulant Balla, Mario Çela dhe Sali Berisha

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka paditur për akuzat e “Fyerjes” dhe “Shpifjes te kryer boterisht”, parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal, kryedemokratin Sali Berisha. Konkretisht Berisha përmes një postimi në Facebook e akuzoi Ballën se kishte nxjerrë nga burgu Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.

Berisha i referohet një “mesazhi nga qytetari dixhital”, që theksonte se “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.

“Breaking News. Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën! Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen,”-shkruan Berisha në postimin e ndarë në Facebook.

“Liroi nga qelia Mario Çelën”, Balla padit në GJKKO

POSTIMI

Balla pretendon se Berisha ka kryer veprën penale “Shpifje e kryer botërisht” dhe “Fyerje”, teksa çështja është regjistruar në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në GJKKO pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin i cili do marrë në shqyrtim këtë padi.

 

Poll



Source link

Scroll to Top