DEBATI- Ministri Salla: 100 mln euro, për fermerët! Berisha: Ktheni subvencionin e naftës, mburresh se ke futur dosat


DEBATI- Ministri Salla: 100 mln euro, për fermerët! Berisha: Ktheni

Andis Salla dhe Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi që qeveria të rikthejë naftën pa taksa për fermerët. Berisha akuzoi qeverinë se nuk ka ofruar mbështetje të mjaftueshme ndaj fermerëve, duke theksuar se vendi ynë nuk mund të krahasohet as me Kosovën e jo më me vendet e BE. Kryedemokrati kërkoi rikthimin e subvencioneve të naftës. Në përgjigje Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, mbrojti skemën kombëtare të subvencioneve, duke theksuar fondin prej dhjetëra milionë eurosh dhe përafrimin me standardet e BE-së.

Andis Salla: Është një skemë që e kemi përafruar me BE, është një skemë 52 milion euro. Kemi një minimum 15 mijë euro të vendosur për kompensimin e faturave. Prandaj qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 milionë euro, për fermerët shqiptarë, të cilat do të jenë vetëm për subvencionet dhe fermerët. Prandaj ne duhet që me sektorin bujqësor të jemi paralele dhe po ecim me një shifër shumë të mirë. Ne do e bëjmë publike skemën kombëtare dhe do të jemi në çdo qark për Të sqaruar fermerët dhe për t’i ftuar ata që të bëhen pjesë e paketës sonë kombëtare.

Sali Berisha: Le të gjejnë një vend të vetëm në BE, që ka hequr subvencionin e naftës. Absolutisht asnjë vend. Ua them unë ju, vendet e BE ndahen në tre grupe: ato që kanë subvencion maksimal, ato që kanë subvencion mesatar dhe ato që kanë subvencion më të ulët. Këtë vit Gjermania që bënte subvencion mesatar, kaloi në subvencionin maksimal. Ti ke mburrur se ke futur edhe dosat në subvencion, shumë mirë ke bërë, por nuk është vetëm ajo.

Poll



Source link

Scroll to Top