Kryeministri Rama vizitë në Itali, nesër ‘kokë më kokë’ me Melonin në Palazzo Chigi”


Kryeministri Rama vizitë në Itali, nesër 'kokë më

edi rama-giorgia meloni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të enjten drejt Italisë, ku pritet të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi do të mbahet më 16 prill në orën 15:00 në Palazzo Chigi. Takimi mes dy liderëve pritet të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin nga qeveria italiane.

Në nëntor 2025 ishte mbajtur një takim i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë. Në atë takim, Tirana dhe Roma zyrtare nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top