Pallati te ‘Arlis’ u bë shkrumb e hi, Braçe ngre alarmin: Nuk është incident, aty ka ndodhur një krim!


Pallati te 'Arlis' u bë shkrumb e hi, Braçe ngre alarmin:

foto ilustrim: erion brace-kompleksi arlis

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar për zjarrin e rënë në pallatin e kompleksit ‘Arlis’, në zonën e njohur si ‘Farmacia 10’ në Tiranë, një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe bën me dije se ishte në vendngjarje dhe ka parë nga afër atë çfarë ka mbetur nga zjarri që ka shkrumbuar banesat e dhjetëra qytetarëve.

Braçe shpreh shqetësimin për dëmet e mëdha të shkaktuara dhe duke kërkuar hetim të plotë të ngjarjes. Sipas tij, zjarri nuk duhet të trajtohet si një incident i zakonshëm, por duhet të hetohet në mënyrë të thelluar nga institucionet përgjegjëse, pasi ngjarje të tilla nuk mund të konsiderohen “gjëra që ndodhin”.

Ai falënderoi zjarrfikësit për ndërhyrjen e tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe punën e tyre në kushte të vështira, ndërsa ngriti shqetësimin për kushtet në të cilat punojnë.

Postimi i plotë i Braçes:

ISHA, QENDROVA, PASHE, DEGJOVA, MORA SPJEGIME TEK PALLATI I SHKRUMBUAR DJE!
Dy gjera kam per te thene:
E PARA, shkova per ti falenderuar e shprehur MIRENJOHJEN E PAFUNDME KOMANDANT JONUZ MURATAJT DHE BURRAVE TE NJESISE SE TIJ-TE GJITHE ZJARREFIKES!
Kuptova duke folur me ta se mirenjohja nuk mjafton;
I kemi lene pa shume shume gjera, natyrisht nuk jane materiale ato qe mungojne; JANE TE GJITHA TE DOMOSDOSHME PER TE LEHTESUAR DHE VLERESUAR PUNEN, MUNDIN, SAKRIFICEN, JETEN E VENE NE RREZIK PER TE SHPETUAR JETE NJEREZISH TE RREZIKUAR, SIC DJE;
A E DINI QE ZJARREFIKESIT QE SHERBEJNE 24 ORESH NUK MARRIN USHQIM, NUK KANE KUOTE USHQIMORE?!
Une, per turp e mesova sot!
Ndajme leke pafund per nje armate nepunesish shteti e nuk kujdesimi per kete kategori sherbyesish publike qe hidhen te shpetojne jete njerezish pa ushqim e pa uje?!
DUHET NJE STATUS KREJTESISHT TJETER PER ZJARREFIKESIT-LIGJOR, EKONOMIK, SOCIAL DHE DUHET BERE TANI!
E DYTA, pashe vete dhe degjova shume per kompleksin e banimit qe u dogje dje; po shume fare ama. Per respekt ndaj banoreve, te gjithe atyre qe sakrifikuan jeten per te shpetuar njerez e prona dje, nuk fola aty para pallatit te bere shkrumb!
Por cilido qe sheh e degjon sic une degjova, NUK DUHET TE HESHTE! Per nje arsye: KY ZJARR, KJO DJEGIE DERI NE SHKRUMBIM, NUK MUND TE NORMALIZOHET SI “GJERA QE NDODHIN”! JOOOOO! Aty ka ndodhur krim, madje i perseritur!
NDAJ KAM NJE THIRRJE:
HETIM I PLOTE DHE GJITHPERFSHIRES, PROFESIONAL NDAJ CDO ELEMENTI ME NDIKIM MBI PERHAPJEN E ZJARRIT NE KETE KOMPLEKS BANIMI-PROJEKTI, NDERTIMI, DEVIJIMI NGA PROJEKTI, MATERIALET E NDERTIMIT, ZBATIMI I RREGULLAVE INXHINIERIKE NE NDERTIM, LEGALIZIMI, SISTEMET E FUNKSIONALITETI I TYRE-perfshi sistemet e FASADES, ENERGJISE, ASPIRIMIT, SIGURISE NGA ZJARRI, SHITJET E AMBJENTEVE DHE DESTINACIONI I TYRE NE PERPUTHJE ME PROJEKTIN!
Cdo element ka ndikuar dje ne perhapjen e zjarrit, djegien dhe rrezikimin e jeteve te njerezve aty, gjithe te tjereve qe i ndihmuan dhe i shpetuan duke rrezikuar pafund!
E KAM THENE DHE DO E PERSERIS:
KY QYTET, PER SHKAK EDHE TE SHTRENJTESISE NE TE,
MERITON STANDARD KREJT TJETER!

Poll



Source link

Scroll to Top