Momente paniku, ish-futbollisti i Real Madridit pëson goditje në tru

Momente paniku, ish-futbollisti i Real Madridit pëson goditje në tru

Oct 19, 2025 | 22:56






























Ish-lojtari i Real Madridit, Rojston Drenthe është shtruar në spital pas një goditjeje në tru! Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi holandez FC De Rebellen përmes një postimi në Instagram.

REAL

38-vjeçari, që ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Holandës, u ndje keq të premten e kaluar dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes të mjekëve.

drenthe

Në njoftimin zyrtar thuhet se Drenthe “po trajtohet me kujdes dhe është në duar të sigurta”, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij shpresojnë për një shërim të shpejtë dhe të plotë.

Familja e tij ka kërkuar privatësi në këtë periudhë për t’i dhënë hapësirën e nevojshme gjatë rikuperimit. Gjendja shëndetësore e Drenthe ka shkaktuar shqetësim në botën e futbollit, pasi lojtari është një figurë e dashur për shumë tifozë dhe ish-bashkëlojtarë, të cilët kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top