“Nuk e kemi shitur Sazanin”, Rama nga Vlora: Nuk e kemi përfunduar negociatën, projekti ka ndryshuar…


"Nuk e kemi shitur Sazanin", Rama nga Vlora: Nuk e kemi

Edi Rama

Edi Rama: Këtu flitet shumë për gjithçka dhe bëhen fakte gjëra të pavërteta, marrin dhenë. Është hapur gjithandej se qeveria ka shitur ishullin e Sazanit, kjo nuk është e vërtetë. Sazani është pronë e Republikës së Shqipërisë, dhe do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë. E dyta, sot që flasim nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Shteti shqiptar do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe do administrojë ishullin. Pra, shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. E treta, nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. Nuk do jetë një resort i mbyllur. E katërta, projekti ka ndryshuar në proces. Do ketë shumë pak ndryshime dhe do ketë një profil kulturor artistik të rëndësishëm. Do jetë një nga projektet më të bukura në Mesdhe. Do jetë një zhvillim që do i rrisë vlerën gjithë investimeve këtu. Se ata që shohin ngushtë, nuk kanë si ta kuptojnë se çfarë impakti ka një zhvillim i tillë. Do rritet vlera e pronës për të gjithë vlonjatët, për të gjitha investimet e reja që po bëhen. Ata që nuk shkojnë dot atje, do kenë dëshirë të jenë afër saj, do sjellë vetëm të mira për Vlorën.

Poll



Source link

Scroll to Top