Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, Ambasadat duhet të shkatërrojnë informacionin sekret në disa raste


Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, Ambasadat

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Këshilli i Ministrave ka paraqitur një projektligj të propozuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) që synon të ndryshojë ligjin bazë nr. 10/2023 “Për informacionin e klasifikuar”. 

Teksa deri tani ligji parashikonte se në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, përfshirë luftën ose fatkeqësitë natyrore çdo titullar institucioni duhet të miratonte një plan për “evakuimin” ose largimi ne menjëhershëm të informacionit të klasifikuar, me rregullat e reja duhet ta shkatërrojnë në vend atë. 

Konkretisht në projektligj thuhet se përfaqësive diplomatike jashtë vendit u jepet e drejta të shkatërrojnë urgjentisht informacionin e klasifikuar në raste lufte, fatkeqësish natyrore apo emergjencash, kur evakuimi i materialeve është i pamundur. Kjo masë parandalon rënien e informacioneve sensitive në duar të pasigurta gjatë krizave të rënda.

Në nenin 38, pas pikës 2, shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
“2/1. Në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, në rastet e gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, të fatkeqësive natyrore dhe të emergjencave të tjera civile, në pamundësi të evakuimit të informacionit të klasifikuar me urdhër të titullarit të përfaqësisë, vendoset shkatërrimi emergjent i tij.”.

Një pikë tjetër është delegimi i kompetencave me leje të Kryeministrit. Sipas ndryshimeve të propozuara, e drejta e “Autoritetit Klasifikues” në raste të veçanta nuk mund të delegohet në mënyrë arbitrare brenda institucionit. Vetëm funksionarët e lartë mund ta ushtrojnë këtë kompetencë vetëm me një afat të kufizuar kohor dhe pas marrjes së një autorizimi zyrtar nga Kryeministri, procedurë që do të ndërmjetësohet nga AKSIK brenda një afati 7-ditor.

Në rastet e klasifikimeve të parregullta, tashmë do të mund të ndryshohet jo vetëm niveli i sekretit, por edhe afati i ruajtjes së tij. Po ashtu në relacion thuhet se në rastet e klasifikimeve të parregullta, tashmë do të mund të ndryshohet jo vetëm niveli i sekretit, por edhe afati i ruajtjes së tij.

Dokumenta bashkëngjitur

Poll



Source link

Scroll to Top