TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve, këtë të hënë në orën 14:00. Mësohet se në mbledhje do të jenë drejtuesit politik dhe të deleguarit e qarqeve, ndërsa në rend dite bëhet me dije se do të jetë protesta e së premtes dhe organizimi i saj. Sipas burimeve, gjithashtu një pikë tjetër që prite të diskutohet në mbledhje janë anëtarësimet e reja.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, se protesta e radhës do të mbahet më 17 prill. Kreu i PD u shpreh se opozita është më e vendosur se kurrë në misionin e saj, ndërsa nuk zbuloi detaje rreth skenarit që pritet të ndjekë kjo protestë.
Ndërkohë protesta e kaluar e 22 marsit zgjati rreth tre orë. Tubimi pa fjalime, shumë shpejt përshkallëzoi, pasi u hodhën mjete piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Forcat e policisë ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, me makinat e ujit dhe gaz lostsjellës. Pas Kryeministrisë, u sulmua me molotovë ministria e Brendshme, e Infrastrukturës dhe selia e PS, ndërsa u dogj edhe një makinë policie. Të lënduar nga kjo protestë mbetën 6 efektivë të policisë, ndërsa u arrestuan 15 qytetarë, të cilët u lanë në masën ‘detyrim paraqitje’./ZËRI



