Harta e re territoriale në “tryezë”? PD “thërret” qytetarët: anketa dhe dëgjesa në të gjitha degët nëpër rrethe


Harta e re territoriale në "tryezë"? PD

partia demokratike

TIRANË- Reforma Territoriale është riktheyr në qendër të debatit politik, ndërsa Partia Demokratike e Shqipërisë ka nisur një proces konsultimi me qytetarët përmes një ankete dhe dëgjesave në terren. PD kërkon opinionin e qytetarëve mbi ndarjen ekzistuese dhe modelet e mundshme të organizimit territorial, përpara se të paraqesin një version final në tryezën e Komisionit të Reformës Administrative-Territoriale për hartën e re të vendit.

Përmes një ankete të shpërndarë këtë të shtunë, qytetarëve iu paraqiten disa pyetje, për të cilat duhet të japin mendimin e tyre mbi reformën aktuale dhe opsionet për ndryshime të mundshme në të ardhmen.

Disa nga pyetjet në anketëë:

1- “A jeni të kënaqur me ndarjen administrative-territoriale të vitit 2014 në bashkinë tuaj?”

2- “A mendoni se bashkia juaj është shumë e madhe dhe qeverisja e saj është larg qytetarëve?”

3- “Cilin model preferoni për organizimin e bashkisë? Bashki më të vogla, apo më të mëdha?” 

Kjo anketë vjen vetëm pak ditë pasi Partia Demokratike e Shqipërisë nxorri dhe një udhëzim për organizimin e tureve të dëgjesave, të cilat do të zhvillohen nga degët e saj në terren, me qëllim mbledhjen e opinionit të qytetarëve për reformën territoriale.

Sipas udhëzimit, strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme të reformës.

Ndërkohë, më 31 mars, në një tryeze që mblodhi drejtuesit e saj, Partia Demokratike prezantoi propozimet e para. PD kërkon që në Shqipëri të kthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë. Po ashtu, propozojnë të krijohen rajone dhe bashki të reja sipas numrit të popullsisë.

Nga ana tjetër, edhe Partia Socialiste prezantoi 4 skenarët fillestarë mbi të cilët duhet të punohet për ndarjen e re territoriale. Ndryshe nga opozita, e cila kërkon numër më të lartë të bashkive, mazhoranca synon bashkimin e tyre, konkretisht: Bashkitë e vogla të bashkohen me ato më të mëdha fqinje, ndërsa qarqet të mbeten si nivel koordinues. Në skenarin e dytë Partia Socialiste kërkon që ish-bashkitë aktuale të marrin statusin e qytetit me kryetar dhe këshill të zgjedhur drejtpërdrejt. Po ashtu propozohet që qarku të bëhet nivel ekzekutiv më i fortë dhe propozon konsolidimin e bashkive shumë të vogla. 

Reforma territoriale mbetet një çështje kyçe për organizimin administrativ të vendit dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Kompromiset mes partive në tavolinë, do të vendosin formën përfundimtare të ndarjes së bashkive./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top