Heqja e subvencionit të naftës për bujqësinë, Rama: Përdorej për makina në qytet, nuk pati efekt në prodhim


Heqja e subvencionit të naftës për bujqësinë, Rama:

Edi Rama

BERAT-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij komentoi edhe heqjen e subvencioneve të naftës për fermerët. Rama tha se sipas analizave subvencioni i naftës për 60 mijë fermerë më parë nuk ka ndikuar në rritjen e prodhimit bujqësor, por është abuzuar nga ana e përfituesve. 

Edi Rama: Kemi pasur mbi 60 mijë që kanë marrë naftë, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që fuqia prodhuese, baza prodhuese e madhe apo e vogël, nuk e ka këtë lloj proporcioni. Nuk kanë 60 mijë njësi prodhimi dhe në këtë sens ne nuk kemi hequr mbështetjen për asnjë që ka nevojë për naftë, por kemi hequr mundësinë që nafta të abuzohet dhe të përdoret për qëllime që nuk kanë lidhje me bujqësinë. Shumë njerëz që punojnë tokat e të tjerëve kanë qenë të detyruar të marrin naftën dhe t’ua japin të tjerëve, sepse është dhënë për sipërfaqe dhe sipërfaqja është në emrin e dikujt tjetër. Ai person tjetër mund të ketë një makinë në qytet dhe merr naftën nga ai që punon tokën. Dhe e treta, nuk ka rezultuar që kjo formulë ka ndikuar në rritjen e parametrave të prodhimit dhe as që dalja nga kjo formulë do të sjellë ulje të prodhimit.

Rama u shpreh se janë ndërmarrë hapa të nevojshëm që lënda djegëse të mos keqpërdoret e as të mos abuzohet nga palë të treta.

Poll



Source link

Scroll to Top