Programe pas mësimit, Kumbaro “surprizon” mësuesit: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë


Programe pas mësimit, Kumbaro "surprizon" mësuesit:

mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar një fodn prej 500 milionë lekësh për mësuesit që japin lëndë përtej orarit të mësimit. Në fjalën e saj pas mbledhjes së qeverisë, ministrja deklaroi se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të financuar më shumë programet pas mësimit. 

Po ashtu, Kumbaro tha se janë të ftuar që të marrin pjesë në programe jashtë shkollës edhe artistë në qytete apo artizanë, që t’ju mësojnë më shumë fëmijëve, përtej orëve të zakonshme.

“Kemi miratuar sot një vendim, që koha që fëmijët kalojnë në shkolllë të jetë më e madhe. Fëmijët do të qëndrojnë dhe pas orarit të mësimit dhe do të kenë aktivitete të tjera. Kemi dyfishuar shpërblimin për after school, por hapim listën dhe për mësues që janë në pension, për specialistë të ndryshëm, për artizanë, që të bëhen pjesë e programeve jashtë shkollës. Do dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit. Në shkollat e Shqipërisë zhvillohen olimpiada, konkurse e aktivitete të shumta. Janë 500 milionë lekë për mësuesit që do të marrin për mësimet, jashtë shkolle.”, tha ministrja. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top