Gonzato takon Lapajn dhe Qorin: Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë rrit besimin e publikut


Gonzato takon Lapajn dhe Qorin:  Bashkëjetesa e zërave të

PAMJE NGA TAKIMI

TIRANË-Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajn dhe drejtuesin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori. Në një mesazh në rrjetin social facebook, Gonzato shkruan se “bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut”. Ambasadori shprehet se reforma zgjedhore ka rëndësi, duke nxitur pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien.

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Lapajn e ‘Shqipëria Bëhet’ dhe Arlind Qorin e ‘Lëvizja’Bashkë’, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin. Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut. Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien,” -tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

Poll



Source link

Scroll to Top