Reforma Territoriale! PD me udhëzim për degët lokale: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore!


Reforma Territoriale! PD me udhëzim për degët lokale: Takime dhe

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Partia Demokratike me anë të një udhëzimi u kërkon strukturave të saj në të gjitha qarqet e vendit që të angazhohen në takime të drejtpërdrejta me qytetarët për të diskutuar me ta për reformën administrative dhe territoriale. Demokratët kanë kërkuar që në Shqipëri të kthehen komunat aty ku ka më shumë se 1300 banorë. Po ashtu, propozojnë të krijohen rajone dhe bashki të reja sipas numrit të popullsisë.

Sipas udhëzimit, strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme të reformës. PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga takimet në terren.

Reforma synon një ndarje më të drejtë dhe funksionale të territorit, që do të përmirësojë qeverisjen vendore dhe administrimin e shërbimeve për qytetarët.

Reforma Territoriale! PD me udhëzim për degët lokale: Takime dhe

Poll



Source link

Scroll to Top