Rama nga Durrësi: Do mbështesim ndërmarrjet me kreditim deri në 2 mln euro


Rama nga Durrësi: Do mbështesim ndërmarrjet me kreditim deri

Edi Rama

DURRËS-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim në kompleksin industrial në Durrës ku operojnë disa kompani të integruara në transport, riciklim dhe përpunim industrial.

Gjatë takimit me punonjësit e kësaj ndërmarrjeje, Rama u shpreh se qeveria do të vijojë të stimulojë rritjen e pagave duke mbështetur drejtpërdrejt ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të rriten, nëpërmjet platformës “Dyfisho ndërmarrjen tënde.” Kreu i qeverisë u shpreh se kreditimi do të jetë më i lehtë, ndërsa deklaroi se do të vendoset një tavan deri në 2 milion euro. Sipas Ramës, numri i fabrikave dhe ndërmarrjeve në Shqipëri sa vjen e rritet.

“Në një kohë kur mund të rendisim shumë gjëra pozitive që kanë ndodhur si rezultat i rritjes së ekonomisë, por ndërkohë kemi bindur që ka më shumë për të bërë mundësi, për këtë arsye jemi duke përgatitur një program të posaçëm financimi për ndërmarrjet. Qëllimi është financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, por edhe për ato ndërmarrje që mund të jenë ndërmarrje të mëdha por duan të investojnë në mënyrë të veçantë në mënyrë njerëzore dhe procese sociale pune, ne do të vendosim në dispozicion një instrument të ri financimi. Do ta bëjmë shumë më të lehtë kreditimin. Do vendosim një tavan deri në 2 milion euro për ndërmarrjet që kanë në plan për t’u rritur”,- tha Rama.

Poll



Source link

Scroll to Top