Bordi uli çmimet, Braçe ‘nxjerr prapaskenat’: Askush s’kursen…Shitet naftë pa faturë në sy të shtetit


Bordi uli çmimet, Braçe 'nxjerr prapaskenat': Askush

foto ilustrim: erion brace

TIRANË- Bordi i Transparencës uli sot me 4 lekë çmimin e naftës, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish duke e lidhur me situatën ndërkombëtare, ndërsa ngre shqetësimin për tregun vendas. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe vë në dukje se megjithatë, pavarësisht rritjes së çmimeve të karburanteve në ditët e fundit, në vend është vënë re rritje e lëvizjes dhe trafikut. 

Sipas Braçes, kjo tregon mungesë të një kulture kursimi, teksa për këtë nuk i kursen kritikat për mazhorancën, duke theksuar se nuk mori asnjë masë për të nxitur kursimin.

Në të njëjtën kohë, socialisti ngre një tjetër shqetësim të raportuar nga vetë qytetarët. Ai deklaron se qytetarët i kanë dërguar video ku shitësit në pikat e karburantit pyesin: ‘A e do faturën’, duke ngritur pikëpyetje se ku raportohen dhe tatohen.

Postimi i plotë i Braçes: 

BORDI ULI CMIMIN TANI;
NAFTA DO KUSHTOJ 220LEKE PER LITER!
Natyrisht reflekton ARMEPUSHIMIN NE LINDJEN E MESME dhe ANGAZHIMIN E IRANIT PER TE HAPUR NGUSHTICEN E HORMUZIT!
Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera;
E para, po si ka mundesi qe keto dite me CMIME TE LARTA NAFTE, ka me shume levizje dhe me shume trafik??!!
Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem nga CMIMET E KARBURANTEVE dhe pranojme te paguajme shtrenjte!!
E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES;
Asnje mase per te nxitur kursimin-me pak dite pune ne jave (u kujdes Zoti per kete me Bajram, Pashke Katolike e kete jave Ortodokse), pune nga shtepia, transport publik te subvencionuar;
Po e le menjane kerkesen per tu marre me tregun-konkurrencen ne te dhe evazionin fiskal te rende!
Kam disa video ketu qe mi kane cuar qytetare te ndryshem e ku degjohen shitesit ne pompe:
A E DO FATUREN?!
Po mire cdomethene kjo? Per cdo shitje me pyetjen A E DO FATUREN dhe pa FATURE, ku raportohet, si tatohet ëëë?!
NUK DI! E kam per shtetin kete se me Luixhin kemi mbaruar pune-deshira e tij per naften 500 leke litri nuk u plotesua!!

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 prill, çmimet e reja të karburanteve. Arritja e armëpushimit 2-javor mes SHBA-ve dhe Iranit duket se e ka ulur çmimin e naftës edhe në Shqipëri, por vetëm me 4 lekë.

Kështu, nga 224 lekë që ishte më parë, nga sot nafta me pakicë, do lejohet të shitet jo më shumë se me 220 lekë për litër. Ndërkohë benzina ka mbetur e pandryshueshme./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top