“Territorialja” ndez debate/ Demo: Bashkitë e mëdha, performancë të mirë! Nallbati: Kush janë modelet që i referohesh?


"Territorialja" ndez debate/ Demo: Bashkitë e mëdha,

demo-nallbati

TIRANË- Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale ka nisur zyrtarisht punën me dëgjesën e parë në Kuvend, ku mori pjesë ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ministri bëri një bilanc të performancës së bashkive, duke vlerësuar më të larta bashkitë e mëdha krahasuar me ato të vogla. Demo theksoi në nevojën për të përmirësuar nevojën funksionimin e bashkive dhe për të rritur kapacitetet e tyre zhvillimore.

“Madhësia e bashkive ndikon ndjeshëm në performancë, qoftë në gjenerimin e të ardhurave, apo kapacitetet e duhura për të ndërtuar strategji zhvillimi. Disa bashki mbeten shumë të vogla. Bashkitë që janë mbi 50 mijë banorë janë mbi mesataren kombëtare dhe bashkitë që janë nën 50 mijë banorë, përgjithësisht për shumicën e treguesve të matur janë nën mesataren. 47 për qind e bashkive të vogla kanë sfida të theksuara tek ofrimi i shërbimeve. Bashkitë më të mëdha kanë një performancë më të lartë”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, opozita ka një qasje tjetër, duke mbrojtur modelin e bashkive të vogla. 

“Kush janë modelet që i referoheni bashkitë e mëdha. Na erdhe na bëre sa mirë performojnë bashkitë e mëdha, dhe asnjë problem që kanë ato. Kryetarët e bashkive të vogla nuk i zinte gjumi, se shkonin natën e thonin, kryetar nuk kemi ujë, sot nuk ka shans t’u shkosh kryetarëve”, tha deputeti i PD, Bledion Nallbati.

Ministri Demo shtoi se, edhe pse ekzistojnë modele të ndryshme të organizimit territorial në Bashkimin Europian, bashkitë e vogla nuk kanë funksionet që po diskutohen për reformën

“Edhe kur flasim për sisteme që kanë disa modele në territor. Për modelet, ka modele të ndryshme në BE dhe ne nuk duhet të ngatërrohemi, edhe kur flasim për sisteme që kanë disa nivele, bashkitë e vogla nuk kanë funksionet që ne jemi duke diskutuar”, theksoi Demo.

Reforma Territoriale synon riorganizimin e bashkive për t’i bërë më efikase, më të qëndrueshme financiarisht dhe më të afta për të përthithur fondet e BE-së./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top