Konferenca e Kryetarëve- PS ‘i mbyll derën’ PD: S’ka komision për rrugët dhe AKSHI-n! (DEBATET)


Konferenca e Kryetarëve- PS 'i mbyll derën' PD: S’ka

Konferenca e Kryetarëve

TIRANË-Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sot, ku u shqyrtuan dy kërkesat e opozitës për të ngritur Komisione Hetimore për rrugët e shembura si edhe për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Kërkesa për të ngritur Komisionin Hetimor për AKSHI-n u depozitua pak ditë më parë në Kuvend, por Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës. Sipas Partisë Socialiste, çështja e rrugëve dhe ajo e AKSHI-it janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe Parlamenti nuk mund të ngrejë komision hetimor.

Diskutimet:

Taulant Balla: Në lidhje me kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e komisionit hetimor, ajo duhet teë respektoje 5 parime. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çdo çështje që është në gjykim nuk mund të shqyrtohet. Në tërësinë e vet kjo kërkesë ka më shumë faqe me firmat se thelb kërkese. Në kërkesë sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka një rast ose çështje konkrete dhe jo të zëvendësojë prokurorinë dhe gjykatës. Bazuar në normën që parashikon ligji i posaçëm për komisionet hetimore nuk e miratojme këtë kërkesë për çuarjen e kërkesës në seance plenare.

Gazment Bardhi: Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti. Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore. Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. 

Taulant Balla: Sa i përket kërkesës për komision hetimor për AKSHI-n, diskutimi për këtë çështje u ezauruar më sipër, është e qartë që Kuvendi nuk mund të trajtojë çështje që janë në shqyrtim nga një pushtet tjetër si ai gjyqësor. Gjykata Kushtetuese e ka forcuar këtë parim në mënyrë të vazhdueshme.

Një debat kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e pati edhe me kryeparlamentarin Niko Peleshi. Bardhi akuzoi mazhorancën për bllokim të institucioneve dhe mbrojtje të korrupsionit, duke theksuar se opozita nuk ka qenë asnjëherë kundër procesit të integrimit europian.

“Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që punon kundër integrimit. Por ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë? Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit?,” u shpreh Bardhi.

Një tjetër pikë diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve janë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të cilat PD i kundërshtoi. Balla u shpreh se propozimi për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit do të ndikojë në rregullimin e jetës parlamentare dhe se është urgjente adresimi i vendimit të Kushtetueses mbi rregulloren dhe se duhet shqyrtuar.

Poll



Source link

Scroll to Top