TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në dalje nga ambjentet e SPAK, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është kërkuar nga të akuzuarit e dosjes që në fillim që të jetë dëshmitar. Edhe
Prokuroria e Posaçme u shpreh pak ditë më parë në lidhje me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, që dëshmitar në procesin për dosjen Partizani të jetë edhe kryeministri Edi Rama, por SPAK deklaroi se vendimi për një gjë të tillë duhet të merret na Gjykata e Posaçme. I pyetur nëse gjykata pranon që Rama të jetë dëshmitar se a do jetë i pranishëm në seancë, Berisha tha se do të shkojë të ballafaqohet, madje kërkoi të jetë me kamera.
Sali Berisha: Po më thirri gjykata, do të shkoj me kënaqësi. E merrni vesh se si do ta bëj Edi Ramën unë. Të jetë me kamera, ta shohin të gjithë shqiptarët. Të dalim, të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen, ai këta i shumëzon me zero, i ka si ushtarë.
Po e thirrën, unë e vlerësoj atë dhe do të shkoj patjetër. Nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin, do të shkoj unë, nuk e kam asnjë problem. Këto ishin për sot.



