Takimet e Ramës në njësinë 5/ Braçe nuk mori pjesë: Një udhëheqës shkon pa deputetin, histori deliri…


Takimet e Ramës në njësinë 5/ Braçe nuk mori

Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas takimeve të kryeministrit Edi Rama, në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku sipas tij mbledhja është mbajtur pa praninë e deputetit. Deputeti në postimin në rrjete sociale shprehet se është e kotë nëse mendojnë se është i painformuar dhe sipas tij të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerezit me drejtorokracinë, është e pamend.

“Unë nuk arrij ta kuptoj këtë që një udhëheqës shkon bën mbledhje në njësinë 5 pa deputetin. Një udhëheqës krijon një grup me të cilin komunikoj e me një arsye, deputeti të mos dijë. Nuk ka gjë që ndodh në njësinë 5 dhe mos ta di unë. Dhe kjo është një gjë joproduktive”, shprehet Braçe në videon e publikuar në rrjet.

Braçe shton se nuk është kundër kandidaturës së Ogerta Manastirliut, por dëshoron t’i jap PS dhe qytetit një alternativë tjetër.

POSTIMI:

NISUR NGA #5 sa
JAVA E MIRE E #PASHKES DHE HUDHRA QE NUK DUHET!
Ishte realisht nje jave e mire; mbyllet sot dhe dua ti them disa fjale;
1. Shume faleminderit edhe nje here per gjithe mesazhet, telefonatat-perkrahjen, mbeshtetjen, vleresimet, gadishmerine per te punuar bashke;
Shume faleminderit posacerisht socialisteve te asambleve te PS me te cilet u takova e shtrengova duart kete jave;
Ju jam shume mirenjohes!
2. Faleminderit gjithashtu per urimet e dites se lindjes edhe pse kam kohe qe kujtoj ngjarjet e jetuara ne nje vit me shume se sa numrat!
3. Urimet per PASHKE i kemi bashke e kjo jave, me BAJRAMIN qe i parapriu, PASHKEN ORTODOKSE qe pason, eshte pershkrimi prej zotit i asaj qe jemi ne nje dimension;
Keshtu qe GEZUAR kujtdo!
TANI HUDHRA E JAVES!;
Nje histori e pare qe perseritet e me ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; nje histori deliri dhe e padenje, teresisht jo produktive e qe kerkon te ndertoje madheshtine qesharake, gjithnje duke me ndjekur pas.
Shikoni;
Kjo mania per te shkulur deputetin nga zona-me arsyen se krijon lidhje njerezore e mezi shkulet pastaj, eshte gabim;
Jo per deputetin, por per njerezit! Paqendrueshmeria ne marredhenie me ta, eshte mungese serioziteti dhe demton punen. POLITIKA ESHTE PUNE ME NJEREZIT, MARREDHENIE BESIMI QE NUK VENDOSET ME ORE, AS DITE POR MERR VITE! Po flas per deputetet qe territorin e kane pune, as ofiq, as mburrje, as delegim per njerez pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!
Thene kjo, te zevendesosh deputetin e votuar nga njerezit me drejtorokracine, eshte e pamend, sado elegant te jete emri qe i veme; teresisht e pamend ne raport me qellimet qe ke, vecanerisht kur delegon pushtet partiak tek ta, per te kapercyer deputetin; vecanerisht kur harron qe nje arsye pse punetore partie demotivohen eshte drejtorokracia e padurueshme.
Ne fund, kjo paranoja “ERIONIN e kemi kunder”, pasuar me kete “markimin” qe kurre sju be karburanteve-fjala bie, por njerezve ju behet, eshte qesharake, sinqerisht!
Ua thashe edhe ne Asamblene e 5 ses-nuk jam kunder Ogertes; thjesht dua ti jam PS dhe QYTETIT qe nuk po qeveriset e nuk sherben, nje ALTERNATIVE tjeter;
Me thjeshte se kaq nuk ka!

Poll



Source link

Scroll to Top