TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, në takimin e mbajtur sot në Njësinë 12 iu përgjigj akuzave publike për korrupsion.
Ai tha se e refuzon me neveri këtë narrativë, duke shpjeguar se nëse do të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet.
“Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë se është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do të rritej ekonomia, nuk do të rritej pensioni, dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk di të thotë asgjë tjetër, vetëm ‘vjedhje, vjedhje’, sepse po të ishte kështu, nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur,” – tha Rama./ZËRI



