Çmimi i naftës rekord/ Berisha: Duhen përgjysmuar taksat urgjent, bashkohuni në revoltë


Çmimi i naftës rekord/ Berisha: Duhen përgjysmuar taksat

Sali Berisha

TIRANË- Në një komunikim online me qytetarët, Sali Berisha tha sot se çmimi i naftës ka arritur 224 lekë për litër, më i larti në botë. Ai akuzoi qeverinë për taksat e larta mbi naftën, 60% të çmimit, që ndikojnë në çmimet e bukës, ushqimeve dhe transportit.

Berisha kërkoi përgjysmimin e taksave dhe ftoi qytetarët të reagojnë ndaj politikave ekonomike të qeverisë dhe të bashkohen në rezistencën e PD-së kundër regjimit aktual. Ai theksoi se rritja e çmimeve po godet më shumë ata që nuk kanë makina dhe familjet me të ardhura të ulëta.

 “Çmimi i naftës arriti në 224 lekë, një çmim ndër më të lartit në botë. Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani. Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën. Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike. Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Nafta ndikon direkt tek çmimi i bukës, tek çmimi i ushqimeve, tek prodhimet bujqësore, pra ka ndikime të shumëllojta dhe dhimbje më shumë krijon tek ata që nuk kanë makina. Kështu që është emergjente përgjysmimi i taksave. Zgjidhja që do të japë Edi Rama është një zgjidhje mashtrim sepse ai kërkon të krijojë një ndërmarrje të re të tij, siç krijoi AKSHI-n, siç krijoi Air Albania në mënyrë që vetë të jetë përfituesi kryesor.

Ndërmarrja shtetërore saldon këto nivele çmimesh dhe një ditë të bukur falimenton dhe gjobit qytetarët pas vjedhjes së qindra milionëve, edhe me qindra milionë të tjera për falimentimin e saj. Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohen në revoltën e PD kundër këtij regjimi sepse vështirësitë ekonomike sa më gjatë ta mbajmë, aq më të mëdha do jenë për ta.”- tha Berisha./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top