Boshku dhe Burgia i kërkuan sqarim për përjashtimin, Berisha ‘iu mbyll derën’: U bënë lolo të Ramës, e neveritshme!


Boshku dhe Burgia i kërkuan sqarim për përjashtimin, Berisha

berisha-burgija dhe boshku

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ndaj kërkesave të anëtarëve të përjashtuar të degës së Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgia. Këta të fundit synonin një takim sqarues lidhur me vendimin për përjashtimin e tyre. 

Në një konferencë për mediat, i pyetur nga gazetarët pse nuk i kishte pritur dhe nëse do t’i takojë në vijim, Berisha theksoi se vetëm një prej tyre rezulton i përjashtuar për arsye të qarta, për të cilin kishte motive të qarta se kishte bashkëpunuar me kundërshtarin në zgjedhje. 

Lideri i opozitës sqaroi se sqarimi i rasteve të tilla nuk është kompetencë personale e tij, por e strukturave dhe forumeve të partisë. Berisha shtoi se po bëhet një analizë dhe se masat do merren për të gjithë të evidentuarit, siç është premtuar.

“Nga ata vetëm njëri është përjashtuar dhe për atë ka motive të qarta. Ka punuar me kundërshtarët, për të mos thënë gjëra të tjera. Ka një gjykatë kjo parti dhe të paraqesë ankesën. Nuk është Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë të bëhen analiza, ka premtuar që nga këto analiza do nxirën përgjegjësi. Bën fushatë dhe bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit. Unë mendoj se është më e pakta që mund të them se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD-në. Ka investimin e vetë dhe keqpërdoret, ata persona që shiten me qira, e japin veten me qira, kaq. Kanë bërë një zgjedhje ata, partia është institucion, që ka të gjitha forumet dhe cilido që ka ankesa e vërejtje ka të drejtë të ankimojë.

Marrin përsipër një mision të turpshëm, është e neveritshme. E bëre atë, bashkëjeton me të, po mirë, s’di asgjë… e bëre zgjidhjen tënde dhe unë e respektoj zgjidhjen e secilit, shkove bëre fushatë për kandidatin kundërshtar dhe tani kërkon të më shitesh mua se je…se mbaroi periudha e qirasë, jo!. Tani t’i kërkon të mbarosh shitjen me qiranë. Këto janë ndërhyrje që bëhen nga Edi Rama, dhe të atyre që bëhen lolo të Edi Ramës. E kam thënë gjithnjë se ata që kanë punuar me kundërshtarin do marrin atë që meritojnë, do bëhet analiza, janë deri në 15, analiza vijon”, tha Berisha.

Më 1 prill, dy ish-këshilltarët e Durrësit Arlind Boshku dhe Dritan Burgia janë paraqitur sot në selinë e Partisë Demokratike. Ata kërkuan një takim ballafaques me kryetarin e PD, Sali Berisha në lidhje me vendimin e përjashtimit nga strukturat e PD.

Boshku dhe Burgia kanë paraqitur dhe kërkesë për apelimin e vendimit për përjashtim, kërkesë të cilën ia kanë paraqitur Komisionit të Apelimit në PD.

Përmes një njoftimi zyrtar, që mban datën 23 mars dhe është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Flamur Noka, PD njoftoi përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës. Sipas vendimit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku janë përjashtuar për shkak të shkeljeve të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin. Përjashtimi erdhi në prag të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 23 majit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top