Bllokimi i monopatinave/ Ministri Lamallari: Janë burim aksidenti…vendim i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës!


Bllokimi i monopatinave/ Ministri Lamallari: Janë burim aksidenti...vendim

foto ilustrim: Besfort Lamallari-monopatinat

TIRANË- Bllokimi i monopatinave është rikthyer sërish në vëmendje. Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një konferencë për mediat, renditi disa nga arsyet e ndalimit të monopatinave, duke shpjeguar se shpesh janë bërë burime aksidenti.

Lamallari theksoi se kjo ishte një masë e domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve, ndërsa shtoi se ky vendim është konsultuar edhe me qytetarë. 

“Lidhur me aksidentet që kanë ndodhur 3 vitet e fundit janë mbi 2500 aksidente si nga përdorues të monopatina, sot edhe këmbësore. Të mos harrojmë që këto janë mjete që janë bërë burim aksidenti dhe kanë sjellë problem kaosi në trafik. Pra drejtuesit e mjetit duhet të përballen edhe me ato momente të pasigurta. Unë e kuptoj që vendime ndonjëherë mund të jenë edhe anti-elektorale, por koha provon që vendime që mund të duken të forta, janë të duhura sepse mbrojnë qytetarët, jetën. Dhe unë besoj fort që situata e mëparshme nuk mund të vijojë për vetë faktin e shifrave që unë raportova. Të gjitha ata deputetë që sillen sikur janë të shqetësuar, nuk mund të anashkalojnë shifrat. Të mos harrojmë që ky është një vendim i konsultuar edhe me qytetarë, edhe më këmbësorë”, tha ai.

Më 12 tetor 2025, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike, për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top