Mbrojtësi i njohur brazilian, David Luiz, ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e Pafos , duke ndihmuar skuadrën qipriote të marrë avantazhin në përballjen ndaj Achnas që u fitua me rezultatin 4 me 0.

Goli erdhi në minutën e 17-të, pas një harkimi nga goditja e këndit, ku Luiz u ngjit më lart se mbrojtësit kundërshtarë dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.
Ky është goli i parë për 38-vjeçarin që prej transferimit të tij te Pafos, teksa erdhi në ndeshjen e katërt në kampionat.
Me përvojën dhe personalitetin e tij, ish-mbrojtësi i Çelsit, PSG dhe Arsenal pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme për skuadrën qipriote në synimin për pozitat e larta të renditjes. David Luiz tregon se, edhe në moshën 38-vjeçare, klasi dhe instinkti i golit nuk harrohen.
GOLI I DAVID LUZI: VIDEO
PANORAMASPORT.AL








