“Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama: Do bëhen sipas viteve, po krijohet një sistem me kritere të qarta


"Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime", Rama:

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në njësinë nr. 14 në Tiranë, ku u ndal te procesi i legalizimeve dhe problematikat që e shoqërojnë atë. Rama bëri të ditur se deri më tani janë kryer rreth 300 mijë legalizime, ndërsa theksoi se ende ka mijëra qytetarë në pritje.

Kreu i qeverisë pranoi se ka raste kur qytetarë që kanë aplikuar më herët vazhdojnë të presin, ndërsa të tjerë që kanë aplikuar më vonë e kanë përfituar më shpejt legalizimin. Rama theksoi se do të bëhet një sistem ku legalizimet do të bëhen në varësi të viteve dhe grupimeve.

“Kemi diskutuar për legalizimet sepse është proces i vështirë. Janë bërë 300 mijë legalizime deri tani, janë shumë, por ka akoma e duhen bërë. Një pjesë janë problem sepse janë të pamundura nga ligji aktual, jo mbi kolektor, jo mbi rrugë etj. Një pjesë tjetër duhet bërë, kjo e bllokut, fillon blloku e mbaron blloku është për mua, por jo për Kadastrën. Por më e drejta është koha e regjistrimit, ajo që më shqetëson është dikush që e pret prej 2010 legalizimin duhet të presë akoma dhe dikush që e ka bërë më 2018 ta marrë më para.

Pra nuk duhet të merret nga blloku, kur ndodh brenda në bllok kjo njëri e merr e tjetri jo, kjo ka problem. Tani do bëhet me kritere të qarta dhe me vite e njerëzve t’u thuhet prit se jemi akoma te viti “X”. Por jo njërit t’ia bëjmë e tjetri të presë. Bashkitë kanë rolin e tyre, do përpiqemi e ne për më shumë kapacitet, duke përdorur njësitë bashkiake, koordinatorët, kryepleqtë, gjithsesi puna vazhdon, nuk është se ka ngecur”, tha kryeministri Rama.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top