Çabi Alonso nuk e ka në planet e të ardhmes, një protagonist i Realit të Ançelotit do largohet gjatë verës

Çabi Alonso nuk e ka në planet e të ardhmes, një protagonist i Realit të Ançelotit do largohet gjatë verës

Oct 17, 2025 | 20:37






























Real Madrid duket se do të ndajë rrugët gjatë kësaj vere me një lojtar i cili u bë protagonist i madh në vitet kur drejtimin e skuadrës e kishte Karlo Ançeloti. Antonio Rydiger, mbrojtësi gjerman i madrilenëve, do ta mbyllë me klubin pasi spanjollët nuk e kanë në plan t’i ofrojnë rinovimin e kontratës këtë verë.

sdfsdfsdfsdfsdfsdfsdfdf

Sipas “BILD”, lojtari i cili iu bashkua Realit në vitin 2022 nga Çelsi, nuk bën pjesë në idetë që ka Çabi Alonso për të ardhmen e skuadrës. Ndaj edhe trajneri spanjoll pak nga pak e ka nxjerrë që tani jashtë formacionit gjermanin, duke menduar për zgjidhjet që do i japë lojës së ekipit pa Rydiger në përbërje.

Te vendimi i klubit për të mos rinovuar, përtej idesë së Çabi Alonsos, është edhe sjellja e gjermanit, i cili është bërë shpesh protagonist me sjelljet e tij. Një prej tyre ishte edhe një zënkë këtë vit me Xhud Bellingam gjatë një seance stërvitore, ku u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top