
TIRANË-Kryeministri Edi Rama u shpreh para të rinjëve dhe studentëve se Shqipëria aktualisht nuk po përballet me ngadalësim në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian. Sipas tij ngadalësimi në procesin e integrimit krijohet nga media pasi nuk i verifikojnë gjithmonë informacionet dhe shpesh garojnë për vëmendjen e publikut.
Rama deklaroi se Shqipëria është propozuar tre për të hapur negociatat, por jemi refuzuar, si shkak i një vendi anëtar që nuk dëshiron, por nuk dha një emër.
Edi Rama: Unë besoj që prokuroja e ka krijuar këtë idenë ngadalësimit nga pasqyrat mediatike, të cilat për fat të keq, përgjithësisht janë shumë të dyshimta për ato që thonë, shkruajnë dhe flasin. Sepse është bërë kaq e shpejtë bota dhe kaq ritmike koha e informacionit, edhe është bërë kaq frenetike dëshira për të marrë vëmendje saqë nuk ka as kohë dhe as interes për t’i verifikuar gjërat që shkruhen dhe thuhen. Por, vetëm hidhe vetëm për të marrë vëmendje, sepse edhe pasqyrat janë në garë më njëra-tjetër. Këto janë gjëra që paralizojnë shumë cilësinë e informacionit. Ne jemi në një moment, ku për herë të parë në histori fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe Shqipërisë. Aktualisht nuk jemi në kushtet që ka ngadalësim. Ne jemi propozuar për të hapur negociatat dhe tre herë jemi refuzuar. Na ka propozuar komisioni sepse ne kemi bërë të gjitha detyruat. Pse jemi refuzuar? Sepse një vend anëtar nuk na ndodhte. Nuk kishte asgjë me Shqipërinë, por kishte një problem të krijuar me shqiptarët…politikë. E vetmja gjë që kërkojnë forcat politike, kërkojnë një armik, sepse armiku motivon votuesit.



