Përballje në Kuvend! PD i kërkon ‘llogari’ Lamallarit, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën


Përballje në Kuvend! PD i kërkon 'llogari' Lamallarit,

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës pritet të zgjidhen anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës si dhe një anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste për Bordin e Autoritetit të Konkurrencës janë Denar Biba dhe Eldian Balla, ndërsa me propozim të Këshillit të Ministrave, pritet të zgjidhet Diana Dervishi për Këshillin Drejtues të AKEP-it.

Një nga çështjet që pritet të dominojë debatin është marrja e detyrës së drejtorit të Policisë nga Skënder Hita, e cila pritet të jetë në qendër të përballjes mes deputetëve të opozitës me ministrin e Brendshëm. Konkretisht Lamallari do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetit Arjan Ndoja, si dhe deputetit Erald Kapri.

Në rend të ditës është edhe interpelanca e kërkuar nga Jorida Tabaku me kryeministrin Edi Rama lidhur me koorporatën shqiptare të Investimeve. Në seancë pritet të miratohen edhe anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës. 

Axhenda:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.4.2026, ora 10:00.  

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.3.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Arian Ndoja.

6. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

7. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006″.

8. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.

9. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.

10. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.58/2022 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019,“Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”.

12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.

13.  Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”.

14.  Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 61/2025, “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

15.  Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 64/2025, “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.

16.  Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III.  Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV.  Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Poll



Source link

Scroll to Top