“Turp…Deputeti nuk është tangërllik”! Braçe s’kursehet: Dëgjova 45 min fjalim për rigjenerimin e partisë, por plehrat…


"Turp...Deputeti nuk është tangërllik"! Braçe

erion brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, një nga zërat më kritikë nga radhët e socialistëve dhe të qeverisë, ka vijuar denoncimet për problematikat urbane në Tiranë, duke denoncuar gjendjen e rënduar nga mbetjet inerte që kanë zaptuar hapësirat publike dhe trotuaret.

Përmes një video-mesazhi në rrjete sociale, Braçe ka publikuar pamje nga zona e Komunës së Parisit, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Sipas socialistit, prej 3-4 muajsh një grumbull i madh inertesh vijon të qëndrojë në rrugë, duke bllokuar plotësisht trotuarin dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Pasi dëgjova një fjalim të gjatë 45 minuta për rëndësinë e rigjenerimit të PS erdha këtu në lagje, rrugë kryesore në Komunën e Parisit. Kam nja 3-4 muaj që merrem me këtë grumbullin e tmerrshëm të inerteve që është këtu. Nuk di, do vijë njeri sepse trotuari është bllokuar totalisht. Kjo historia me mbledhje që zgjasin e stërzgjasin ndërkohë që njerëzit duan gjëra të thjeshta e konkrete, nuk ka kuptim. Hajdeni dhe pastroni”, tha ai.

“Është turp”, shprehet Braçe ndër të tjera në postim, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për pastrimin e zonës.

Postimi i plotë i Braçes:

A KA MUNDESI MOR ZOT TE VINI E TE PASTRONI KETO INERTE QE KANE TRE MUAJ KETU E VEC SHTOHEN?

Eee si thoni? A VINI TI PASTRONI?
Eshte rruga hyrese e dalese nga perendimi i KOMUNES SE PARISIT!

Kalojne qindra mije njerez ne dite ketu!
Eshte tuuuuuuurp!

Dhe mos me thoni “ngele rrugeve” se deputeti nuk eshte tangerlkik, po eshte puuuneeee!

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Erion Braçe (@erionbrace)

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top