“Administrata pa letra”, Ibrahimaj: Firmat online, s’ka më dokumente shkresore


"Administrata pa letra", Ibrahimaj: Firmat online, s'ka më

delina ibrahimaj

TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi për mediat se administrata shqiptare nuk do të përdorë më dokumentet shkresore. Ajo bëri të ditur se firmat në administratë do të kryhen online dhe institucionet do të funksionojnë pa përdorimin e letrës. Sipas ministres, qeveria ka miratuar dhe dërguar në Parlament një projektligj për lëvizjen e lirë të shërbimeve.

“Firmat e administratës do të bëhen online. Do të eliminojmë të gjitha dokumentet shkresore dhe administrata shqiptare do të punojë pa letra. Kaluam në Këshillin e Ministrave dhe dërguam në Parlament një projektligj me lëvizjen e lirë të shërbimeve. Ne jemi duke punuar intensivisht me qëllim që të gjitha detyrat që qeveria shqiptare ka në zbatim të planit të integrimit, të përmbyllen me kujdes pa tejkaluar afatet”, u shpreh ministrja./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top