“Bord për investimet nga jashtë BE-së”, Ibrahimaj: 100 milionë lekë mbështetje për biznesin


"Bord për investimet nga jashtë BE-së", Ibrahimaj: 100

Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se është miratuar ndërtimi i një bordi, i cili do të kontrollojë dhe do hetojë investimet e huaja direkte nga vendet jo-anëtare të BE-së. Siç deklaroi ministrja, investimet do të fokusohen kryesisht në sektorë me rëndësi kritike për sigurinë kombëtare, si mediat dhe fusha e mbrojtjes.

“Nëpërmjet aktit që sapo u miratua dhe nëpërmjet një mekanizmi të një bordi të drejtuar nga Ministri i Ekonomisë, një bord ndërministror, ne do të shqyrtojmë të gjithë investimet të cilat vijnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian, fillimisht në dy fusha, në fushën e medias dhe në fushën e mbrojtjes.”, tha Ibrahimaj.

Po ashtu, ministrja Ibrahimaj njoftoi se Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbështesë me 100 milionë lekë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas ministres, synohet zhvillimi ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë së tyre në treg.

“Akti i tretë lidhet me mbështetjen për bizneset e vogla dhe mesme, ne miratuam një fond prej 100 milionë lekësh, i cili do të akordohet për mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Ibrahimaj./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top