Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dy persona shoqërohen në polici


Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dy persona shoqërohen në polici

Oct 12, 2025 | 16:01






























Një incident ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran, Drenas, Kosovë.

Screenshot_12

Raportohet për konflikt të dhunshëm dhe për të shtëna me armë zjarri.

Policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se dy persona janë shoqëruar në polici lidhur me rastin.

Sakaq ajo thekson se bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve, që po mbahen sot në Kosovë.

 

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes,ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top