“Dëmet s’janë të pariparueshme”, Ibrahimaj për sulmet kibernetike: Po monitorohen, por s’mund t’i evitojmë!


"Dëmet s'janë të pariparueshme", Ibrahimaj

delina ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, komentoi sulmet kibernetike që kanë goditur së fundmi dhe vazhdimisht institucionet shtetërore. Një ditë më parë, u raportua për sulm kibernetik nga “Homeland Justice” ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj deklaroi se, megjithëse sulmet janë të vazhdueshme, deri më tani nuk janë konstatuar dëme të pariparueshme. Megjithatë, Ibrahimaj shtoi se këto sulme nuk mund të evitohen, kryesisht në botën e zhvillimeve të teknologjisë. 

“E vërteta është që të gjitha atakët kibernetike nuk kanë lënë gjurmë të pariparueshme. Kjo do të thotë që infrastrukturat kibernetike janë në fuqi. E rëndësishme është që të mos ketë dëme të pariparueshme. Në botën e zhvillimit të sistemeve, ajo që është e pashmangshme, nuk mund të evitohen keto sulme. Ne jemi në monitorim të vazhdueshëm në kohë reale për të gjitha sulmet kibernetike dhe do vazhdojme të instestojmë në këtë drejtim. Infrastrukra e ngritur në një kohë rekod është vlerësuar ndërkombëtarisht për nivletet e larta…Siguria kibernetike në Republikën e Shqipërisë është në monitorim të vazhdueshëm. Ne duhet të garantojmë që nuk ka dëmë permanente, por nuk mund t’i ndakojmë sulmet.”, tha Ibrahimaj.

Duke u ndalur te skandali i AKSHI-t dhe te dyshimet nëse kanë rrjedhur të dhëna nga ky institucion, Ibrahimaj tha se ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga prokuroria për këtë çështje. Sakaq, Ibrahimaj theskoi nuk mund të konfirmohet nëse ka pasur përdorim të të dhënave për qëllime personale.

“Nuk jam në dijeni të një rezultati të tillë hetimor që SPAK është duke kryer. Nuk mund të themi se ka pasur një përdorim për qëllime personale. Kur prokuroria dhe gjykata të dalë me një qëndrim, do ta themi me zë të plotë.”, shtoi Ibrahimaj.

Ditën e djeshme u raportuar për një sulm kibernetik ndaj sistemeve të Gjykatës së Lartë në vend dhe Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa përgjegjësinë për ndërhyrjen e mori sërish “Homeland Justice”.

Më 25 mars “Homeland Justice” sulmoi sistemet e Postës Shqiptare, vetëm pak ditë pasi edhe Kuvendi i Shqipërisë ra pre e një sulmi kibernetik. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se sulmi pati si synim fshirjen e të dhënave dhe cënimin e sistemeve të brendshme, por rezultoi se infrastruktura kryesore e punës nuk u prek. 

Nisur nga kjo ngjarje, në një seancë plenare të jashtëzakonshme Kuvendi miratoi pa prezencën e Partisë Demokratike, me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Rezoluta dënoi sulmet kibernetike të Iranit kundrejt institucioneve të Shqipërisë dhe u bëri thirrje vendeve të tjera demokratike dhe organizatave ndërkombëtare që të shqyrtojnë masa kundër terrorizmit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top