Përjashtimi nga PD! Boshku dhe Burgia i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim, nuk punuam për PS


 
Përjashtimi nga PD! Boshku dhe Burgia i shkojnë Berishës në

Dritan Burgija

TIRANË-Dy ish-këshilltarët e Durrësit Arlind Boshku dhe Dritan Burgia janë paraqitur sot në selinë e Partisë Demokratike. Ata kanë kërkuar një takim ballafaques me kryetarin e PD, Sali Berisha në lidhje me vendimin e përjashtimit nga strukturat e PD. Në një deklaratë për mediat ata thanë se janë të gatshëm të përballen me Sali Berishën.

Burgija tha para gazetarëve se vendimi i përjashtimit shkel statutin, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura nga kreydemokrati Sali Berisha, i cili deklaroi se dy këshilltarët demokratë kanë punuar për Partinë Socialiste gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 

Dritan Burgija: Dikur dilja dhe kërkoja dinjitetin e Berishës pasi u përjashtua nga PD. Tani po kërkoj dinjitetin tim, kam kërkuar ballafaqim me lidershipin këtu dhe kam kërkuar fakte dhe prova për shkarkimin tim. Kërkojmë të bëjmë një ballafaqim me Berishën, pasi jemi rënduar shumë nga akuzat, janë akuza shumë të rënda, mos të bëjmë monolog por të ballafaqohemi sepse iu detyrohemi demokratëve. Parkimi është pronë private dhe jam pjesëtar i asaj prone. Do vë në dispozicion certifikatën e pronësisë, nëse është ky shkaku kanë gabuar rëndë. Është pronë private. Rezultatet e mia ndër vite janë rekordet aty le t’i hapin. Në ditët më të zeza të PD kemi arritur rezultatet më të mira. Berisha është shprehur se kemi mbështetur votimin e buxhetit në Bashkinë Durrës, ja ku është qëndrimi im. Do dalin fiasko me mu, s’jam demokrat prej Berishës apo Nokës, jam demokrat me breza. Çfarëdo lloj akuze do t’i hedh poshtë. Me biznesin tim kam vite që kontribuoj edhe tek PD e Durrësit. Kurrë skam përfituar, nëse ka diçka që kam përfituar ta bëjnë publike. 

Boshku dhe Burgia kanë paraqitur dhe kërkesë për apelimin e vendimit për përjashtim, kërkesë të cilën ia kanë paraqitur Komisionit të Apelimit në PD.

Përjashtimi nga PD! Boshku dhe Burgia i shkojnë Berishës në

Përjashtimi nga PD! Boshku dhe Burgia i shkojnë Berishës në

Përjashtimi nga PD! Boshku dhe Burgia i shkojnë Berishës në

I pyetur nga gazetarët, sa i përket akuzave për bashkim me is-deputetin Ervin Salianji, Burgija u shpreh se foltorja e organizuar në Durrës, ka qenë ajo që vuri në lëvizje Partinë Demokratike.

“PD u vu në lëvizje pas asaj foltoreje të Ervin Salianjit. Deputetët dolën në terren që i thonin Berishës nuk na vijnë në takime qytetarët. U treguam se nuk u vinin atyre qytetarët, jo se nuk na vinin ne. Pse nuk vjen Berisha në Sukth?”, tha ai.

Përmes një njoftimi zyrtar, që mban datën 23 mars dhe është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Flamur Noka, PD njoftoi përjashtimin e dy këshilltarëve demokratë në Durrës. Sipas vendimit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku janë përjashtuar për shkak të shkeljeve të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin. Përjashtimi erdhi në prag të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 23 majit./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top