E BUJSHME/ Ka luajtur 35 ndeshje në La Liga dhe 72 në elitën e futbollit francez, mesfushori transferohet te klubi shqiptar

E BUJSHME/ Ka luajtur 35 ndeshje në La Liga dhe 72 në elitën e futbollit francez, mesfushori transferohet te klubi shqiptar

Oct 17, 2025 | 21:16






























Skuadra shqiptare e Kosovës, Prishtina e Re, ka realizuar një afrim “big” së fundmi, teksa ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Çeik Dukure.

goal_cheickdoukoure-cropped_1oin6qanlmtcg11huy37ca059p

33-vjeçari, ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka luajtur në La Liga dhe në Ligue 1, ku ka veshur fanellën e klubeve si Levante, Hueska, Metz, Leganes etj.

Ai numëron 35 paraqitje dhe një gol të shënuar në La Liga, ndërsa ka 72 ndeshje të luajtura në kampionatin francez. Futbollisti nga Bregu i Fildishtit pritet të sjellë përvojën e madhe te skuadra e Prishtinës së Re, ku kapiten është mbrojtësi Elvis Prençi.

1200-L-exclu-cheick-doukour-je-me-sens-beaucoup-plus-fort-quavant-

Dukure së fundmi ai ishte pjesë e Aris dhe Iraklis në Greqi. Ai gjithashtu realizoi 8 paraqitje për grupmoshat e Francës, ndërsa në nivelin kombëtaresh ka përfaqësuar Bregun e Fildishtë me 21 paraqitje.

Përvoja e tij në ligat elitare të Evropës sjell vlerë të shtuar për skuadrën kryeqytetase dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për arritjen e objektivave.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top