“Iku ballisti Valteri erdhi te ne”, Rama ironizon PD dhe hedh batuta me ish-demokratin: S’të ndahet zemra nga PS


"Iku ballisti Valteri erdhi te ne", Rama ironizon PD dhe hedh batuta

edi rama-halit valteri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj Partia Demokratike gjatë asamblesë së Partia Socialiste në Njësinë nr.7 në Tirana. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se forca e socialistëve qëndron tek organizimi i brendshëm, duke e krahasuar këtë me situatën në kampin opozitar. 

I nxitur edhe nga prania e ish-deputetit demokrat, Halit Valteri, i cili së fundmi i është bashkuar socialistëve, Rama përdori tone ironike duke e quajtur atë “ballist” që tashmë është pjesë e PS-së.

“Ka vetëm një arsye pse ne i arrijmë 83 mandate, sepse ne kemi parti. Ata s’kanë parti. Atje kanë marrë fund partitë. Nuk ka parti atje që të mblidhen kështu siç mblidhemi ne me kryetarë organizatash. Ku kanë ata? Kjo është një forcë e madhe që kemi, duhet ta përmirësojmë, duhet ta freskojmë, duhet ta motivojmë, sepse kjo është forca jonë. Ja ku është dhe ai ballisti Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, ika thoshte ika nga Partia Demokratike. Po nga ç’parti ike? Ike nga një hale atje. Edhe erdhe gjeti parti këtu. Dhe nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Të marri dhe ca të tjerë? T’i marrë po ku ti marri? Ne i presim të gjithë, mirë se të vijnë. Ne i duam të tërë të vijnë këtu. Në rregull jemi Këto kisha unë”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top