“Zgjedhorja” i mbledh në një tryezë: PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, PS vendos “kushtet”


"Zgjedhorja" i mbledh në një tryezë: PD kërkon

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore është mbledhur këtë të martë, ku Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore sipas modelit të mëparshëm. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, kërkoi rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, si masë që sipas tij garanton rotacionin politik.

“Ky sistem është sistem toksik për partitë politike, pluralizmin, demokracinë. Ky sistem s’ka lidhje me atë që i duhet shqiptarëve. Ky sistem duhet të iki patjetër. S’mund te fshihemi, ky sistem nuk riparohet më, është hibrid. Hedhja në tryezë e propozimeve që dëmtojnë thelbësisht pluralizmin politik, ndër to edhe reduktimi i numrit të mandateve që do e bënte të vështirë për partitë e vogla aksesin në Parlament. Reduktimi i numrit të mandateve, pothuasje zhduk partitë e vogla. Koalicioni parazgjedhor me listë të hapur, që është model shumë i njohur, në vitin 2003 është marrë nga Italia, te ne ka funksionuar. Çështja kryesore që zgjidh, jepte mundësinë e rotacionit politik. PS pasi e fitoi, pra pasi u ngjit në 2013, tërhoqi edhe shkallën”, tha mes të tjerash Bylykbashi.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Kushtetuese, që do përfshijë edhe çështjet që lidhen me sistemin zgjedhor. Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknur, shprehu vullnetin për të diskutuar ndryshime të mundshme, përfshirë edhe reduktimin e deputetëve në 100. Ai theksoi se këto çështje mund të trajtohen të përmbledhura në një komision tjetër përbashkët.

“Nëse do të ketë dëshirë edhe nga ana juaj, këto çështje mund t’i përmbledhim bashkë, ndryshimin e Kushetutës për sistemin zgjedhor dhe rishikimin e numrit të mandateve të Kuvendit. Ne dhe ju, pa kërkesë nga ODIHR-i apo nga të tjerë, por si nevojë. Unë që tani po e them që jam dakort që këto çështje t’i mbledhim së bashku qoftë në këtë komision, qoftë në një komision të karakterit të reformës për ndryshimet kushtetuese”, tha mes të tjerash Gjiknuri.

Avancimi i reformës zgjedhore ka një rëndësi të mëdhe, sa i përket zgjedhjeve që zhvillohen në vendin tonë. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top