Zgjedhjet lokale/ Mbyllen qendrat e votimit në 38 komuna të Kosovës, pjesëmarrja deri në orën 18:00 rreth 33%


Zgjedhjet lokale/ Mbyllen qendrat e votimit në 38 komuna të Kosovës, pjesëmarrja deri në orën 18:00 rreth 33%

Oct 12, 2025 | 19:07






























Në 38 komuna të Kosovës ka nisur mbyllja e qendrave të votimit, pasi qytetarët për 12 orë kishin mundësi që të zgjidhnin udhëheqësit e rinj komunalë dhe përbërjet e reja të kuvendeve komunale.

kuti votimi

Si rëndom, në qendrat ku ka ende votues, ato do të mbeten të hapura edhe pas orës 19:00, derisa të gjithë të kenë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Dalja deri në orën 18:00 është rreth 33 për qind, teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të njoftojë për pjesëmarrjen përfundimtare në zgjedhje dhe ecurinë e procesit gjatë konferencës së planifikuar për në orën 19:30./ REL

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top