Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Braçe: Emri i Manastirliut erdhi si emergjencë në shtator


Shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Braçe:

Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe foli rreth kandidaturës së Ogerta Manastirliut për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Braçe u shpreh se kandidatura e saj erdhi si një emergjencë në shtatorin e kaluar, pasi kryeqyteti ishte në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Deputeti socialist, i cili shpalli kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës u shpreh se tani është koha e mjaftrueshme që PS të bëj një proces përzgedhjes së kandidatit. Ndërsa më tej, ai shtoi se çfarë diskutohet brenda “shtëpisë”, mbetet aty.

“Janë ca gjëra që kur thuhen brenda shtëpisë mbeten brenda shtëpisë. Ishte një emergjencë në shtator, mund të ishte dhe ashtu gjëja, tani është koha e mjaftueshme që PS të bëjë një proces. Atë që parashikon statuti, siç bëhen për çdo bashki, mund të bëhen dhe për Tiranën”, tha Braçe për Report TV.

Deputeti socialist Erion Braçe shpalli dje kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS në njësinë numër 5 është shprehur se do të kandidoj për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top