TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në njësinë numër 5 është vetëofruar për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm, bëjnë me dije burime për mediat.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e PS, kurdo që do të mbahen zgjedhjet në Tiranë.
Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Braçe renditet si një nga deputetët më të votuar me 23,694 vota.
Rama mblodhi dje Asamblenë e PS ku prezantoi ‘Punët për Shqipërinë’, dhe parashikohet që të gjithë deputetët dhe ministrat do të jenë në terren pë takime me qytetarët në të gjithë vendin. Turi do të vijojë deri në muajin qershor, konkretisht deri në datën 12, që përkon me 35-vjetorin e Partisë Socialiste./ZËRI



