Sot po zhvillohet turneu i padelit dhe mund ta ndiqni LIVE: EA7 Spring Padel Tournament

Sot, më 29 mars, duke filluar nga ora 10:00, qendra e padelit Padel Zone Prishtina është kthyer në epiqendrën e padelit në vend, ku po zhvillohet turneu “EA7 Spring Padel Tournament”.
Që nga ora 10:00 e mengjesit, atmosfera në qendër është elektrizuese, me pjesëmarrjen e 34 ekipeve që po garojnë në një format të organizuar në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Ky sistem po ofron një numër të madh ndeshjesh dhe mundësi për secilin ekip që të tregojë nivelin e tij përpara fazave eliminatore. Gjatë ditës pritet një nivel i lartë gare, me përballje intensive dhe rivalitet të fortë mes ekipeve, duke e bërë këtë turne një nga më dinamikët dhe më konkurruesit që janë organizuar deri më tani në Padel Zone Prishtina.
Ky turne është edhe duke u transmetuar LIVE ne EA7 Premium Court, i cili i jep mundësi të gjithë adhuruesve të padelit që të ndjekin aksionin në kohë reale.
Turneun mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar YouTube të Padel Zone Prishtina:
https://www.youtube.com/live/SfCiUU_cNRQ
Ky turne po kontribuon në rritjen e interesimit për padelin dhe në promovimin e këtij sporti në Kosovë, duke e bërë atë më të aksesueshëm për publikun e gjerë permes transmetimit.
Padel Zone Prishtina vazhdon të dëshmojë rolin e saj si qendra kryesore e zhvillimit të padelit në vend, duke sjellë evente cilësore dhe duke ndërtuar një komunitet gjithnjë e më të madh rreth këtij sporti.
Top Lajme









