Bordi i Transparencës rrit naftën, Rama: Çmimet mbikëqyren, nuk vendosen arbitrarisht


Bordi i Transparencës rrit naftën, Rama: Çmimet

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë javë podcastin e tij “Flasim” duke folur për ngritjen e Bordit të Transparencës dhe rolin e tij në uljen e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Bordi ka për detyrë të parandalojë abuzimet dhe të monitorojë lëvizjen e çmimeve.

“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht dhe nuk e ul çmimin duke rrezikuar kapacitetet e furnizimit. Ai thjesht mbikëqyr lëvizjet e çmimit dhe nuk lejon që operatorët të abuzojnë me konsumatorët. Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të mbajë nën vëmendje çdo shkelje të vendimit. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët,” tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen pas lajmit se Bordi i Transparencës rriti ditën e djeshme sërish çmimin e naftës për tregun e pakicës, pas uljes së saj në 203 lekë/litër.

Aktualisht, çmimi i naftës është 218 lekë/litër, ndërsa që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës është rritur me 41 lekë për litër./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top