TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prit sot në një takim kabinetin qeveritar. Të pranishëm kanë pranishëm kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, si dhe zvkryeministrja Albana Koçiu.
Burime bëjnë me diije se pjesë e takimit ka qenë gjithashtu edhe ministri i shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili. Sipas burimeve, në fokus ta takimit ka qenë strategjia e komunikimit.
View this post on Instagram
Ndërkohë, po sot, në orën 10:00 kryeminsitri Rama ka pritur në ka takim edhe ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe disa prej institucioneve të varësisë si kreu i AKSHI-t, Igli Tafa.
Takimi vjen një ditë pas prezantimit të draftit per referendumet nga Balla, i cili në një konferencë për mediat bëri me dije se janë hedhur hapat për të miratuar këtë ligj në mungesë.
“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë dhe shoqërinë civile, për të shkuar drejt një projekti të konsoliduar mirë, që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të mbetet një proces konsultativ,” tha Balla.
Gjithashtu, ditwn e djeshme, kryeministri Rama zhvilloi takime tw “Vila 30” me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari dhe ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu./ZËRI




