108 ditë para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj i jep fund ‘ngujimit’ dhe mbyll protestën: Sheshi u lirua!


108 ditë para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj i jep fund

adriatik lapaj

TIRANË- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka përmbyllur protestën e saj para Kryeministrisë, pas 108 ditësh qëndrim të vazhdueshëm. Që prej mbrëmjes së 8 dhjetorit 2025, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë e mbështetës të tij, kanë qenë të pranishëm çdo ditë përpara godinës së qeverisë.

Ata kanë vijuar rezistencën e tyre duke pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre për ndryshime politike dhe sociale. Mes kushteve të luhatshme atmosferike të vështira, protestuesit kanë qëndruar për 108 ditë mes të ftohtit, shiut dhe breshërit. Në përfundim të protestës, në vendin ku u protestua për ditë të tëra, qëndron një letër ku shkruhet: “Sheshi u lirua”!

Në datën 8 dhjetor 2025, drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj nisi një protestë përpara kryeministrisë kundër korrupsionit dhe padrejtësisë. I vetëm, i ulur në një karrige, Lapaj nisi protestën, të cilës më pas iu bashkuan dhjetëra mbështetës. Lapaj “u ngujua” për 108 ditë para godinës së kryeministrisë, ndërsa kanë munguar as tubimet e thirruara prej tij në kryeqytet, kryesisht përballë godinave qeveritare. Herë pas here nuk kanë munguar as incidentet, ku janë regjistruar episode të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, të cilët vetë Lapaj i ka denoncuar. Ndërsa, vetë ky i fundit, është përplasur me efektivët, madje është marrë nën hetim nga policia. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top