Salianji zbulon “prapaskenat”: Berisha më tha që Ramës i kam detyrim të rrijë në pushtet deri në vitin 2033


Salianji zbulon "prapaskenat": Berisha më tha që Ramës

foto ilustrim: salianji-berisha-rama

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar detaje nga bisedat që pretendon se ka zhvilluar me kreun e PD-së, Sali Berisha, dhe duke hedhur akuza të rënda ndaj tij. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme në Euroneës Albania, Salianji foli për një raport që ai e cilëson të dyshimtë mes Berishës dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Salianjit, Berisha i ka pohuar atij se, ka një detyrim ndaj kryeministrit Rama për ta mbajtur në pushtet deri në vitin 2033. Kjo deklaratë e Salianjit, të cilën ai e pretendon përmes një bisede me liderin demokrat, lidhet me kohën kur Berisha ishte në arrest shtëpie.

“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës që të rrijë në pushtet deri në 2033-shin, sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorën nga ballkoni gjykata e regjimit. Më tha që gjykatat i kontrollon regjimi dhe Rama më nxori nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve”, u shpreh Salianji.

Kjo deklaratë vjen në kohë tensionesh mes tyre, ndërsa pritet ta thellojë më tej përplasjen mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës. Përplasja, pikërisht në prag të zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar, në zgjedhjet e 23 majit. Nga ana tjetër edhe Salianji ka deklaruar se do të jetë pjesë e garës së 23 majit për kreun e PD./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top